Ky vëllim poetik, me një titull shumë të gjetur, "Gri", që rrok krejt këtë kolazh, gati kinematografik, e bën të ndihet memec lexuesin mesatar. Kur ndodhemi para poezisë së vërtetë, si në rastin e këtij vëllimi, fillojmë të mendojmë thellë për artin poetik. Bëjmë pyetje të tilla, si: Ç'është poezia? Si lind ajo? A ka lidhje origjinaliteti i poetit me rrugët e lindjes së poezisë?